Wetlands

Buna river Velipolje - Protected landscapes logo
  • Lajme
  • Ligatinat
  • PM Lumi Buna
    • Vlerat
    • Autoriteti i Menaxhimit
    • Aktorët
    • Dokumentat strategjikë
  • Projekti i Deltës së Bunës
    • Rreth projektit
    • Strategjitë dhe veprimtaritë
    • Rezultati
  • Komiteti i Menaxhimit
  • Burime
    • Galeri
    • Botime
  • Kontakt
  • EN
EN
Buna river Velipolje - Protected landscapes
Na kontaktoni
Buna river Velipolje - Protected landscapes

Na dërgoni me email

Buna river Velipolje - Protected landscapes

Ligatinat

Sipas Konventës Ramsar ligatinat janë zona kënetore, zona të prirura për tú përmbytur, gropa pa ose me ujë, natyrore ose artificiale, të përhershme apo të përkohshme, me ujë i cili është i ndenjur apo i rrjedhshëm, i ëmbël, i njelmët ose i kripur, duke përfshirë zonat me ujin e detit thellësia e të cilit në periudhën e zbaticës nuk i kalon gjashtë metra. Ligatinat mund të përfshijnë zonat bregore dhe bregdetare pranë ligatinave, dhe ishujt apo trupat ujorë të detit më të thella se gjashtë metra në zbaticë të cilat shtrihen brenda ligatinave.

Shkatërrimi i ligatinave përbën shqetësim sepse ato janë disa nga habitatet më produktive të planetit. Ato shpesh mbështesin përqendrime të mëdha të kafshëve, duke përfshirë gjitarë, shpendë, peshq apo jovertebrorë, dhe shërbejnë si çerdhe për shumë prej këtyre llojeve. Ligatinat gjithashtu mbështesin kultivimin e orizit, një produkt kryesor në dietën e gjysmës së popullsisë së botës. Ato gjithashtu sigurojnë një gamë të shërbimeve të ekosistemit i cili është në dobi të njerëzimit, duke përfshirë filtrimin e ujit, mbrojtjen nga stuhitë, kontrollimin e përmbytjeve dhe rekreacionin.

Pa ligatinat, qytetet duhet të shpenzojnë më shumë para për të trajtuar ujin për qytetarët e tyre, përmbytjet janë më shkatërruese ndaj komuniteteve fqinje, valët e stuhive nga uraganët mund të penetrojnë më tej në tokë, kafshët zhvendosen ose ngordhin, dhe ndërpriten furnizimet me ushqime, së bashku me jetesën. WWF, qeveritë dhe organizata të tjera kanë bërë përpjekje për të ruajtur dhe mbrojtur ligatinat për më shumë se 40 vjet përmes Konventës Ramsar, i vetmi traktat ndërkombëtar i kushtuar ndaj një lloji të vetëm ekosistemi. Më shumë se 476,000 akra të ligatinave janë mbrojtur përmes këtij traktati, duke i kursyer ato dhe shërbimet e tyre për brezat e ardhshëm.
Burimi www.worldwildlife.org/habitats/wetlands

    Më shumë informacion në:

  • https://www.wetlands.org/

  • https://www.ramsar.org/

  • https://medwet.org/

  • https://www.iucn.org/regions/mediterranean

  • https://www.worldwildlife.org/habitats/wetlands

  • http://mediterranean.panda.org/

Partnerët


IUCN
PAP/RAC
Fondation Tour du Valat
GWP-Med
INCA

Additional info

Buna Delta protection

  • About
  • Strategies and Activities
  • Outputs
  • Partners
  • Stakeholders
  • News
  • Contact
Web dizajn Beograd - Studio77

Webdesign & SEO by Studio77

© Copyright 2025 Buna river preservation