About Buna River Protected Landscape Project

Buna river Velipolje - Protected landscapes logo
  • Lajme
  • Ligatinat
  • PM Lumi Buna
    • Vlerat
    • Autoriteti i Menaxhimit
    • Aktorët
    • Dokumentat strategjikë
  • Projekti i Deltës së Bunës
    • Rreth projektit
    • Strategjitë dhe veprimtaritë
    • Rezultati
  • Komiteti i Menaxhimit
  • Burime
    • Galeri
    • Botime
  • Kontakt
  • EN
EN
Buna river Velipolje - Protected landscapes
Na kontaktoni
Buna river Velipolje - Protected landscapes

Na dërgoni me email

Buna river Velipolje - Protected landscapes

Projekti i Deltës së Bunës

Buna river Protection Project logo

Projekti për Mbrojtjen e Deltës së Bunës mbështetet nga Fondacioni MAVA me qëllim sigurimin e ruajtjes afatgjatë të llojeve dhe habitateve në Peizazhin e Mbrojtur Lumi Buna Velipojë (PMLBV) me theksin e veçantë në ndalimin ose reduktimin e dukshëm të zhvillimit të paqëndrueshëm dhe shpërdorimit të ujit. Faza e parë është planifikuar për 2017-2020, me një fazë të mundshme të dytë për 2020-2022. Në mënyrë që të trajtohen këto kërcënime nga viti 2022, do të zbatohet një plan veprimi i cili përfshin njohuritë dhe ndërgjegjësimin, zhvillimin e kapaciteteve dhe masat e bazuara në zonë, si edhe qeverisjen e përmirësuar për zonën.

Veprimtaritë e projektit do të priren të reduktojnë ndjeshëm ose të eleminojnë kërcënimet të cilat ndikojnë aktualisht PMLBV. Ndërhyrja e siguruar nga projekti do të punojë në drejtim të zhvillimeve të ligatinave me vlerë të lartë në mënyrë që të ndalohet degradimi i mëtejshëm i habitateve. Për më tepër, projekti i paraprin restaurimit të ligatinave të dëmtuara dhe habitateve bregdetare. Në mënyrë që të trajtohen çështjet socio-ekonomike dhe mirëqenia e njerëzve, do të promovohen turizmi i qëndrueshëm dhe praktikat e përdorimit të tokës. Objektivi është të lidhen veprimtaritë ekonomike të zonës me habitatet e ruajtura bregdetare dhe ligatinore, të cilat do të mbështeten nga një skemë granti e projektit.

Projekti për Mbrojtjen e Deltës së Bunës është pjesë e iniciativës gjithëpërfshirëse (OI3) e mbështetur nga Fondacioni MAVA, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin ndaj vlerës së Ligatinave Bregdetare. 

Projekti për Mbrojtjen e Deltës së Bunës do të zbatohet përmes tre strategjive të mëposhtme:

  • Rritjes së bazës së njohurive dhe ndërgjegjësimit ndaj shërbimeve dhe vlerave të ekosistemit, menaxhmit të integruar bregdetar, dhe praktikave të përdorimit të qëndrueshëm të tokës.
  • Përmirësimit të menaxhimit të zonës pilote duke zbatuar programe inovatore të ruajtjes dhe krijimit të modeleve dhe stimujve të biznesit për komunitetet e zonës.
  • Mundësimin e një qeverisjeje me shumë aktorë dhe mekanizmin ndërkufitar për të trajtuar kërcënimet kyçe dhe për të mbështetur transferimin e njohurive dhe planifikimin e përbashkët.

Rrejdhimet dhe rezultatet e projektit

Strategjitë e hartuara posaçësisht për PMLBV do të bëjnë të mundur arritjen e rezultateve të mëposhtme siç identifikohen në Vargun e Rezultateve:

  • Komunitetet të ndërgjegjësuara dhe në zbatim të praktikave të përdorimit të tokës miqësore me mjedisin
  • Praktikat e turizmit të përgjegjshëm ndaj mjedisit në zbatim
  • Zhvillimi i infrastrukturës së turizmit i rregulluar dhe habitatet tejet të rëndësishme të restauruara

Partnerët


IUCN
PAP/RAC
Fondation Tour du Valat
GWP-Med
INCA

Additional info

Buna Delta protection

  • About
  • Strategies and Activities
  • Outputs
  • Partners
  • Stakeholders
  • News
  • Contact
Web dizajn Beograd - Studio77

Webdesign & SEO by Studio77

© Copyright 2025 Buna river preservation