E krijuar më 2015 ajo është përgjegjëse për administrimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Sistemi mbulon 16 % të territorit shqiptar dhe përbëhet nga parqe kombëtare, rezerva të shumta natyrore dhe zona të peizazheve të mbrojtura. Menaxhimi i ZM-ve realizohet përmes agjencive të saj ekzekutuese, 12 Administratat Rajonale për Zonat e Mbrojtura (ADZM-të). Secila administratë rajonale ka një drejtor dhe është e strukturuar në dy seksione: menaxhimin dhe monitorimin. Seksioni i menaxhimit përbëhet nga një numër ekspertësh (2-4) përgjegjës për trajtimin e të gjitha çështjeve të menaxhimit të cilat lidhen me të gjitha zonat e mbrojtura brenda rrethit. Seksioni i monitorimit përbëhet nga një numër rojesh të pyllit të caktuar në ZM të ndryshme brenda rrethit. AKZM ka 20 punonjës të cilët punojnë në Tiranë dhe 204 të cilët punojnë në 12 ADZM-të e nivelit rajonal.
Është institucioni përgjegjës për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Rrethin e Shkodrës i cili përfshin Parkun Natyror të Liqenit të Shkodrës, Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna-Velipojë, Parkun Kombëtar të Thethit, dhe të gjitha Monumentet e Natyrës në rreth. ADZM-ja Shkodër aktualisht ka në përbërje 21 punonjës të stafit, duke përfshirë një Drejtor, një Shef për Seksionin e Monitorimit, 5 Specialistë dhe 14 Roje Pyjesh. ADZM-ja Shkodër është homologu kryesor i projektit të propozuar dhe duhet të përfshihet dhe/ose konsultohet ngushtë për të gjitha veprimtaritë e parashikuara.
U krijua më 2014 dhe vepron nën varësinë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Agjencia është e ngarkuar me detyrën për të kryer kërkime dhe për të siguruar mbrojtjen dhe promovimin e bregdetit shqiptar. Ajo synon bashkërendimin e përpjekjeve të pushtetit vendor dhe qendror, komuniteteve lokale dhe shoqërisë civile në mënyrë që të sigurohet zhvillimi i qendrueshëm i zonave bregdetare përmes zbatimit të praktikave të mira ndërkombëtare në lidhje me menaxhimin e integruar bregdetar.
Përmes Drejtorisë së saj të Biodiversitetit dhe Zonave të Mbrojtura nën varësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave për Mjedisin dhe Njësisë së Shpërndarjes është përgjegjëse për formulimin e politikave për mbrojtjen dhe zhvillimin e natyrës dhe zhvillimin e dokumentave strategjikë në këtë fushë. Bashkëpunimi përfshin departamente të tjera në Ministri dhe institucionet raportuese të tilla si: Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Mjedisit; Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Pyjeve, Inspektoriati Shtetëror për Mjedisin dhe Pyjet. Në fushën e mbrojtjes së natyrës, Ministria e Mjedisit bashkëpunon me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Burimeve Ujore në lidhje me biodiversitetin bujqësor; me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në lidhje me vendimarrjen për përdorimin e tokës; Ministrinë e Rendit Publik për të bashkërenduar punën për menaxhimin e veprimtarive sportive, rekreative dhe turistike; Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin në instancat e menaxhimit lokal të burimeve natyrore në pronësi të komunave, dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për kontrollin ndërkombëtar të doganave për tregtimin e llojeve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër.
Është një institucion i nivelit qendror përgjegjës për formulimin e polititkave dhe strategjive në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë së ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, peshkimit dhe akuakulturës, pyjeve dhe administrimit të ujrave urbane. Shërbimi i ekstensionit (këshillimor) organizohet dhe menaxhohet nga MBZHRAU. Shërbimi i ekstensionit ofron informacion, këshillim dhe trajnim ndaj fermerëve dhe agro-biznesit. Seksionet rajonale të shërbimit të ekstensionit janë të pozicionuara në 12 Drejtori Rajonale të MBZHRAU, me një numër prej 3-4 specialistësh të bujqësisë (ekspertë të perimeve, ekspertë të rritjes së frutave, ekspertë të gjedhëve, dhe ekonomistë të fermave). Shërbimet e ekstensionit kanë në funksion 120 Qendra të Informacionit mbi Bujqësinë në nivelin vendor.
Pjesa më e madhe e PMLBV përmban tokë të banueshme, duke përfshirë një numër të madh të fermave të vogla. Si të tillë banorët lokalë kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në lidhje me menaxhimin e PMLBV dhe burimeve natyrore. Kjo realizohet përmes praktikave të përdorimit të tokës për pronat individuale, përmes shoqatave të përdoruesve lokalë, përmes administratës lokale të njësive bashkiake dhe degëve lokale të institucioneve të nivelit qendror. Në praktikë shoqatat e përdoruesve lokalë janë të zhvilluara relativisht shumë pak dhe të pafuqishme, në mënyrë të tillë që autoritetet e Bashkive mbeten aktorët dominues lokalë. Rolet dhe përgjegjësitë ndërmjet strukturave lokale dhe shtetërore mbeten të papërcaktuara mirë, dhe njësitë bashkiake në mënyrë tipike kanë mungesë të burimeve të nevojshme për të zbatuar mandatin e tyre në lidhje me menaxhimin vendor. Autotritetet dhe institucionet e nivelit vendor përfshijnë: Bashkinë e Shkodrës dhe Bashkinë e Lezhës, Këshillin Rajonal, Zyrën Rajonale për Zhvillim, Agjencinë Rajonale për Mjedisin, Drejtorinë Rajonale për Bujqësinë, Drejtorinë e Shërbimeve Pyjore të Qarkut, Drejtorinë e Bujqësisë së Qarkut, Drejtorinë e Arsimit të Qarkut, Drejtorinë e Shëndetësisë së Qarkut.
Sektori jo qeveritar në rajon është ende shumë pak i zhvilluar me përjashtim të INCA-s e cila ka një dokumentim afatgjatë të zbatimit të veprimtarive që përqendrohen në Liqenin e Shkodrës dhe PMLBV dhe bashkëpunimit me partnerët e projektit. INCA ka krijuar një rrjet të organizatave për ruajtjen e natyrës nga shoqëria civile me mbështetjen e REC. Në Shqipëri partneri kryesor është Forumi Ndërkufitar i Liqenit të Shkodrës/Skadarit (FNLSH) me seli në Shkodër. Partnerë të tjerë përfshijnë Shoqatën për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shkodër (PPNEA-Shkodër), Shoqatën Rainbow (Ylberi), Shoqatën për Mbrojtjen e Jetës së Egër Ujore në Shqipëri (APAWA), Qendrën Aarhus në Shkodër, etj. Roli kryesor i këtij rrjeti të organizatave të shoqërisë civile do të jeti mobilizimi i ndërgjegjësimit dhe komunitetit. Ka një numër të madh prej më shumë se njëzetë OJQ-sh të vogla të cilat funksionojnë në rajon dhe mund të përfitojnë nga projekti në lidhje me fuqizimin dhe krijimin e kapaciteteve.
Sektori i turizmit është kontribuesi kryesor ndaj ekonomisë lokale dhe ka një industri turizmi në rritje të bazuar në kombinimin e peizazheve malore, liqenit dhe detit, të kombinuar me burimet e pasura historike dhe kulturore të zonës, duke përfshirë reputacionin në rritje të kulinarisë. Veprimtaria kryesore e turizmit është turizmi gjatë sezonit veror në plazh, me një numër vizitorësh nga 80,000 deri 200,000 në vit. Numri i vizitorëve vjen nga Kosova, dhe qëndron kryesisht për një periudhë të shkurtër (nga disa ditë deri në dy javë). Ky lloj i vëllimit të lartë sjell për rrjedhojë shpenzime të pakta për turizmin me presione të larta ndaj burimeve lokale, për shembull në lidhje me kërkesën për shërbime dhe menaxhimin e mbetjeve (Mbetjet e ngurta dhe ujërat e përdorura). Ai është gjithashtu një shtysë kyçe për zhvillimin e vazhdueshëm të pakontrolluar urban. Cilësia e shërbimeve të turizmit është në përgjithsëi e ulët dhe për rrjedhojë ka një potencial të lartë si për përmirësimin e ofertës turistike ashtu edhe për rritjen e të ardhurave të komuniteteve lokale dhe e bën zhvillimin e turizmit më të qendrueshëm dhe ul presionin ndaj burimeve natyrore dhe mjedisit. Operatorët e turizmit do të përfshihen ngushtë në veprimtaritë e projektit në mënyrë që të rrisin ndërgjegjësimin dhe të gjejnë së bashku mënyrat e ndryshimit të praktikave aktuale të paqendrueshme.
U krijua më 2003 dhe njihet nga Ministria e Bujqësisë si një organizatë përgjegjëse për menaxhimin e burimeve të peshkut në pellgun ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës në Shqipëri. Ajo përbëhet nga 457 anëtarë në 201 njësi të peshkimit. Bazuar në marrëveshjet kontraktuale me Ministrinë, OMP jep lejet e peshkimit për të gjithë peshkatarët profesionistë dhe amatorë në rezervatet e Liqenit të Shkodrës, Komanit dhe Vaut të Dejës, Lumit Buna dhe Drin dhe lagunën e Velipojës. OMP ka të drejtën të kryejë kontrolle dhe të zbatojë ligjin në zonë, duke përfshirë luftën kundër praktikave të paligjshme të peshkimit dhe mbrojtjen e zonave të shumimit në Liqenin e Shkodrës. OMP ka marrëdhënie pune të krijuara më së miri me ADZM-në të bazuara në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar kohët e fundit në kuadër të drejtimit të IUCN, projektit të financuar nga CEPF.
Është një tjetër grup kyç i përdoruesve të burimeve në PMLBV. Praktikat aktuale të peshkimit konsiderohen si të paqendrueshme dhe pasqyrohen në numrin në rënie të kapjes së peshkut. Peshaktarët në det përballen me konkurrencë të fortë nga barkat më të mëdha të cilat nisen nga Porti i Shëngjinit. Nivelet në rritje të ndotjes përbëjnë një rrezik të mundshëm në lidhje me cilësinë e peshkut për konsum.Pronësia e tokës është mjaft e fragmentuar dhe përmasat e fermave janë shumë të vogla (përmasat mesatare variojnë ndërmjet njësive bashkiake nga 1.0 deri 1.9 ha). Fermat e mëdha, të përcaktuara si më të mëdha se 10 ha në shtrirje, ose me më shumë se 8 krerë lopë ose 150 krerë dele ose dhi, përbëjnë më pak se 5% të fermave në PMLBV. E drejta për marrjen e kredisë është e kufizuar, duke penguar aftësinë e fermerëve për të investuar në makineri dhe pajisje ujitëse. Afërsisht gjysma e sipërfaqes së mbjellë me kultura bujqësore përdoret për prodhimin e foragjereve, me një shumëllojshmëri të madhe të drithërave, perimeve, frutave dhe ullinjve të cilat rriteshin në pjesën e mbetur. Bagëtitë dominohen nga lopët (rreth 13,000 brenda PMLBV), delet (rreth 20,000) dhe dhitë (rreth 3,000), të cilat sigurojnë mish, qumësht dhe djath. Meqenëse përmasat e fermave janë të vogla dhe për rrjedhojë edhe prodhimi është i ulët, aksesi ndaj tregjeve është i ulët, dhe shumica e prodhimit përdoret për konsum vetjak ose për shitje të drejtpërdrejtë.
Fermerët dhe peshkatarët do të përfshihen në veprimtaritë që lidhen me paraqitjen dhe zhvillimin e masave agro-mjedisore, bujqësinënë e qendrueshme (climate smart), menaxhimin e tokës, njohjen e markës dhe marketingun e produkteve lokale.
Është përgjegjëse për programet e arsimit formal në Shqipëri, duke filluar nga arsimi fillor deri tek ai universitar. MAS vepron në rang rajonal përmes Drejtorive Rajonale të Arsimit dhe Zyrave Arsimore në shumicën e qarqeve. Çdo organizatë e cila zhvillon apo zbaton veprimtaritë arsimore të cilat përfshijnë nxënësit e shkollave duhet të informojë Ministrinë dhe/ose Drejtorinë Arsimore Rajonale shumë kohë më parë për fushën e zbatimit të veprimtarisë, shkollave që do të përfshihen dhe nivelin e kërkuar të përfshirjes së fëmijëve dhe/ose mësuesve. Partnerët e projektit do të bashkërendojnë veprimtaritë në lidhje me programet arsimore dhe ndërgjegjësuese me organet përkatëse të përmendura më lart.