Buna river Velipolje - Protected landscapes logo
  • Lajme
  • Ligatinat
  • PM Lumi Buna
    • Vlerat
    • Autoriteti i Menaxhimit
    • Aktorët
    • Dokumentat strategjikë
  • Projekti i Deltës së Bunës
    • Rreth projektit
    • Strategjitë dhe veprimtaritë
    • Rezultati
  • Komiteti i Menaxhimit
  • Burime
    • Galeri
    • Botime
  • Kontakt
  • EN
EN
Buna river Velipolje - Protected landscapes
Na kontaktoni
Buna river Velipolje - Protected landscapes

Na dërgoni me email

Buna river Velipolje - Protected landscapes

Tetë propozimet e zgjedhura për financim si pjesë e Living Buna faza II

të gjitha lajmet

Partnerët e projektit Living Buna kanë kënaqësinë të ndajnë rezultatet e thirrjes për propozime! Pasi vlerësuan me kujdes 33 aplikimet e marra, anëtarët e bordit kanë zgjedhur tetë prej tyre për t´i financuar. Të propozuara si nga organizatat ashtu edhe individët, këto ide do të sjellin dobi për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik dhe restaurimin e ekosistemit në Peizazhin e Mbrojtur Lumi Buna Velipojë. Veprimtaritë e tyre do të financohen si pjesë e fazës II të projektit Living Buna, të financuar nga Fondacioni MAVA. Më poshtë mund të gjeni listën e propozimeve fituese, ideatorët e të cilëve janë kontaktuar dhe kanë konfirmuar angazhimin e tyre. 

Shprehim përgëzimet tona ndaj fituesve të grantit dhe presim me padurim për zbatimin e suksesshëm të ideve të tyre për të sjellë përfitime për ruajtjen e llojeve dhe habitateve përgjatë Lumit Buna në periudhën afatgjatë, dhe për rrjedhojë, për komunitetin e zonës. 

    1. Federata e Pyjeve dhe Kullotave, Rrethi Shkodër: Restaurimi i habitateve natyrore dhe i infrastrukturës dhe zbatimi i skemave agro-mjedisore
    2. Aarhus Information Center Shkodër: Menaxhimi i mirë i ujit në zonën e mbrojtur të njësisë administrative të Dajçit
    3. Projekti Mandarina: EDU BUNA, Të Mësuarit, të Dashurit dhe të Jetuarit e Ekoturizmit, Edukimi i Turistëve në bërjen e zgjedhjeve të përgjegjshme të udhëtimeve
    4. Kristian Gjuraj: Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore në bujqësi 
    5. Samela Vata: “Farm 3B” Bujtinë – Vrojtim i shpendëve (Bed- Breakfast- Birdwatching)
    6. Anton Marashi: Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore në bujqësi 
    7. Arben Ujka: Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore
    8. Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore, Mjedis - Pyje, Kullota "Cukali": Rehabilitimi i habitateve natyrore dhe infrastrukturës në shërbim të turizmit të qëndrueshëm 

    Partnerët


    IUCN
    PAP/RAC
    Fondation Tour du Valat
    GWP-Med
    INCA

    Additional info

    Buna Delta protection

    • About
    • Strategies and Activities
    • Outputs
    • Partners
    • Stakeholders
    • News
    • Contact
    Web dizajn Beograd - Studio77

    Webdesign & SEO by Studio77

    © Copyright 2025 Buna river preservation