Partnerët e projektit Living Buna kanë kënaqësinë të njoftojnë
rezultatet e thirrjes për propozime për zhvillim socio-ekonomik dhe restaurimin
e habitatit në Peizazhin e Mbrojtur te Lumit Buna Velipojë të financuar nga
Fondacioni MAVA. Siç u përmend më herët, gjatë procesit të aplikimit të
granteve, partnerët e Living Buna morën 33 aplikime nga organizata të ndryshme
si dhe individë që dëshirojnë të zbatojnë projekte në BRVPL.
Pas vlerësimit me kujdes të të gjitha propozimeve nga bordi i vlerësimit
duke përdorur tabelën e pikëve dhe kriteret e pranueshmërisë, anëtarët e bordit
kanë zgjedhur 15 propozime projektesh për financim. Më poshtë mund të shihni
listën e propozimeve fituese të renditura me rezultatet e marra dhe përshkrimin
e shkurtër të secilit projekt.
Ne përgëzojmë të gjithë fituesit dhe presim zbatimin e suksesshëm të
ideve të tyre në interes të mirëqënies së komunitetit dhe mbrojtjes së natyrës!
1. Federata
e Pyjeve dhe Kullotave Komunale të Bashkisë Shkodër - Përmirësimi i habitateve
natyrore dhe infrastrukturës në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm - 74.5
2. Green
Center Albania - Turizëm i qëndrueshëm dhe promovim i agro produkteve në zonën
e Ana e Malit - 69
3. Albanian
Water Sport - Sporti dhe agroturizmi për zhvillimin e qëndrueshëm të
eko-sistemit të Bunës - 65.5
4. Drane
Ahi - Përmirësimi i infrastrukturës për uljen e ndotjes në zonën e mbrojtur -
64
5. Federata
e Organizatave të Peshkimit të Ujërave të Brendshëm Ndërkufitare Shqiptare - Peshkimi
eko-turistik - një alternative e peshkimit ekonomik dhe pro-mjedisit - 61.5
6. Mirash
Kalaj - Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm përmes përmirësimit të infrastrukturës
- 59
7. Gjeto
Malaj - Shfrytëzimi i energjisë diellore për ngrohjen e ujit - 58.5
8. Pashko
Qarri - Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore në bujqësi - 52.5
9. Aleanca
Alpet Shqiptare - Mbrojtja Dunave dhe Turizmi Krijues “ProDuCT” - 52
10. Zef
Guraj - Përdorim i qëndrueshëm i burimeve ujore në bujqësi - 51.5
11. Arben
Ujka - Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore - 51.5
12. Anton
Marashi - Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore - 51.5
13. Leon
Kalaj (Jakaj) - Kultivimi i shegës dhe instalimi i sistemit të ujitjes - 51.5
14. Shoqata
e Përdoruesve të Burimeve Natyrore, Mjedisore, Kullotave-Pyjeve “Cukali” - Përmirësimi
i habitateve natyrore dhe infrastrukturës në dobi të turizmit të qëndrueshëm -
48.5
15. Qendra
Aarhus Shkodër - Zhvillimi i eko-turizmit në Baks-Rrjoll, si
potencial për komunitetin dhe në dobi të shërbimit - 45