Buna river Velipolje - Protected landscapes logo
  • Lajme
  • Ligatinat
  • PM Lumi Buna
    • Vlerat
    • Autoriteti i Menaxhimit
    • Aktorët
    • Dokumentat strategjikë
  • Projekti i Deltës së Bunës
    • Rreth projektit
    • Strategjitë dhe veprimtaritë
    • Rezultati
  • Komiteti i Menaxhimit
  • Burime
    • Galeri
    • Botime
  • Kontakt
  • EN
EN
Buna river Velipolje - Protected landscapes
Na kontaktoni
Buna river Velipolje - Protected landscapes

Na dërgoni me email

Buna river Velipolje - Protected landscapes

Aksioni për Bunën II - Thirrje për propozime

të gjitha lajmet

Partnerët e projektit “Living Buna” ftojnë banorët e Peizazhit të Mbrojtur të Lumit Buna Velipojë të paraqesin propozimet e tyre për financimin e projekteve të dobishme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomiko-shoqëror dhe restaurimin e ekosistemit të kësaj zone. Qëllimi i përgjithshëm i Thirrjes është të ofrohet kontributi në ruajtjen afatgjatë të llojeve dhe habitateve në këtë zonë të mbrojtur, duke mbështetur  veprimet konkrete në terren. Thirrja mbyllet më 22 Gusht  2021 (datë e re 5 Shtator 2021).

E ndryshuar më 13 Gusht: Afati për aplikuesit është shtyrë. Thirrja për Propozime do të mbyllet më 5 Shtator 2021.

Idetë duhet të lidhen me një (ose disa) nga prioritetet tematike të identifikuara:

  1. Restaurimi i habitateve bregdetare dhe zbatimi i zgjidhjeve të mbështetura tek natyra (veprimtaritë e mundshme mund të përfshijnë pyllëzimin e zonave të degraduara dhe të fragmentuara (copëzuara) buzë lumenjve; restaurimin e zonave të dunave ranore ose të habitateve të rëndësishme; ose inventarin e zonave / habitateve bregdetare të pasura me biodiversitet dhe të cënueshme);
  2. Skemat e stimujve agro-mjedisor dhe të kursimit të ujit duke përfshirë përmirësimin e qëndrueshmërisë së sistemeve të ujitjes (si shembull mund të merren parasysh kontejnerët e përshtatshëm për mjedisin në lidhje me depozitimin e plehrave organikë; përmirësimin e sistemeve të ujitjes; rritjen dhe kultivimin e qëndrueshëm të bimëve mjekësore autoktone; ose përmirësimin e  cilësisë së ujit);
  3. Turizmi i qëndrueshëm dhe zhvillimi i infrastrukturës (projektet mund të propozojnë zhvillimin e shtigjeve tematike të përshtatshme për mjedisin për ecje dhe çiklizëm; promovimin e habitateve dhe llojeve më të rëndësishme të zonës; zhvillimin e ofertave të eko-turizmit të qëndrueshëm, duke përfshirë shërbimet e hotelerisë, bujtinat, etj.); dhe 
  4. Peshkimi i qëndrueshëm (veprimtaritë e mundshme mund të përfshijnë krijimin e fermave të peshkut të përshtatshme për mjedisin; mbështetjen për objektet e  qëndrueshme të kultivimit të peshkut ose të veprimtarive të peshkimit tradicional dhe të përshtatshëm për mjedisin.

Kohëzgjatja e secilit projekt duhet të jetë minimumi 6 muaj dhe maksimumi 11 muaj. Të gjithë projektet duhet të kryhen brenda kufijve të Peizazhit të Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë dhe njësive të tyre bashkiake: Rrethinat, Ana e Malit, Dajç, Velipojë, Bërdicë, Bushat, Balldren i Ri, dhe Shëngjin. Qëllimi i përgjithshëm i Thirrjes është të ruhen vlerat ekologjike dhe kulturore të Peizazhit të Mbrojtur duke mundësuar kështu përdorimin e qëndrueshëm të shërbimeve të ekosistemit që ai ofron. 

Kush mund të aplikojë?

OJQ-të, Organizatat e Shoqërisë Civile, Universiteti dhe komunitetet e nivelit vendor që ndodhen në Shqipëri dhe kanë përvojë me punën brenda Peizazhit të Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë (PMLBV-së). 

Kur?

Thirrja për propozime është e hapur nga 03 Gusht 2021 dhe do të mbyllet më 5 Shtator 2021 në 23:59 CEST.

Si?

Propozimet mund të dorëzohen në mënyrë elektronike tek adresa e elektronike e INCA-s info@inca-al.org.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni, bashkangjitur këtij lajmi do të gjeni të gjithë informacionet dhe dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe kriteret e pranimit për aplikim.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni ecaro@iucn.org ose info@inca-al.org.

1_ UDHIONZIMET E ZBATIMIT DHE FORMA E APLIKIMIT.
2_DEKLARATA E APLIKUESIT.
3_Termat e Referencës.
4_IUCN_Due_dilligence_form (vetëm në anglisht).

Partnerët


IUCN
PAP/RAC
Fondation Tour du Valat
GWP-Med
INCA

Additional info

Buna Delta protection

  • About
  • Strategies and Activities
  • Outputs
  • Partners
  • Stakeholders
  • News
  • Contact
Web dizajn Beograd - Studio77

Webdesign & SEO by Studio77

© Copyright 2025 Buna river preservation