Buna river Velipolje - Protected landscapes logo
  • Lajme
  • Ligatinat
  • PM Lumi Buna
    • Vlerat
    • Autoriteti i Menaxhimit
    • Aktorët
    • Dokumentat strategjikë
  • Projekti i Deltës së Bunës
    • Rreth projektit
    • Strategjitë dhe veprimtaritë
    • Rezultati
  • Komiteti i Menaxhimit
  • Burime
    • Galeri
    • Botime
  • Kontakt
  • EN
EN
Buna river Velipolje - Protected landscapes
Na kontaktoni
Buna river Velipolje - Protected landscapes

Na dërgoni me email

Buna river Velipolje - Protected landscapes

Aksioni për Bunën - Thirrje për propozime

të gjitha lajmet

Partnerët e projektit “Living Buna” po ftojnë banorët e interesuar të Peizazhit të Mbrojtur të Lumit Buna Velipojë për të dorëzuar idetë e tyre për financimin e projekteve që do të jenë të dobishme për zhvillimin socio-ekonomik dhe restaurimin e ekosistemit të kësaj zone. Qëllimi përfundimtar i Thirrjes është të kontribuojë në ruajtjen afatgjatë të specieve dhe habitateve në këtë zonë të mbrojtur, duke mbështetur  aksione konkrete në terren. Thirrja mbyllet më 23 Shtator 2019 (14:30 CET).

Idetë duhet të lidhen me një (ose disa) nga prioritetet tematike të identifikuara:

1. Restaurimi i habitateve bregdetare (aktivitetet e mundshme mund të përfshijnë pyllëzimin e pyjeve buzë lumenjve, të degraduara dhe të fragmentuara; restaurimin e zonave të dunave të rërës ose habitatet e tjera me rëndësi ose inventarin e zonave / habitateve bregdetare të pasura dhe të rrezikuara të biodiversitetit);

2. Skemat stimuluese agro-mjedisore (si një shembull mund të përqendrohen në kontejnerët miqësore me mjedisin për plehrat organike; mbrojtjen e habitateve brenda tokës bujqësore; përmirësimin e sistemeve të ujitjes; kultivimin dhe korrjen e qëndrueshme të bimëve mjekësore vendase; përmirësimin e cilësisë së ujit ose aktivitetet edukative);

3.  Turizmi i qëndrueshëm dhe zhvillimi i infrastrukturës (projektet mund të propozojnë zhvillimin e shtigjeve tematike eko-miqësore për ecje, promovimin e habitateve dhe specieve më të rëndësishme të zonës, zhvillimin e ofertave të qëndrueshme të eko-turizmit, përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave ose aktivitetet edukative, ndër të tjera); dhe

4. Peshkimi i qëndrueshëm (aktivitetet e mundshme mund të përfshijnë krijimin e fermave eko-miqësore të peshkut; mbështetjen e objekteve të qëndrueshme për kultivimin e peshkut ose aktivitete tradicionale dhe eko-miqësore të peshkimit).

Projektet duhet të zgjasin minimumi 3 dhe maksimumi 7 muaj, dhe mundësisht të përfshijnë komunitetet lokale dhe të synojnë ruajtjen e vlerave ekologjike dhe kulturore të Peizazhit të Mbrojtur të Lumit Buna -Velipojë, duke mundësuar përdorimin e qëndrueshëm të shërbimeve të  ekosistemeve.

Kush mund të aplikojë?

OJQ-të, Organizatat e Shoqërisë Civile, Universiteti dhe komunitetet lokale që ndodhen në Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna-Velipojë (PMLBV) i cili shtrihet në Bashkinë e Shkodrës në Shqipërinë veriperëndimore. Organizatat e regjistruara jashtë kësaj zone të mbrojtur mund të aplikojnë vetëm në koalicion me vendasit.

Kur?

Thirrja është e hapur nga data 21 Gusht deri në 23 Shtator 2019 (14:30 CET).

Si?

Për të lehtësuar procesin dhe për të inkurajuar komunitetin lokal të aplikojë, partnerët e Living Buna do të organizojnë një seri takimesh në njësitë bashkiake Rrethinat, Ana e Malit, Dajç, Velipojë, Bërdicë, Bushat, Balldren i Ri, dhe Shëngjin gjatë javës që fillon më 26 gusht. Orari i detajuar dhe vendet e takimit do të publikohen sa më shpejt të dakordësohet.

IUCN, PAP / RAC, GWP-Med, Tour du Valat dhe INCA, në bashkëpunim me AKZM dhe AdZM Shkodër, po promovon programin e Granteve të Vogla, si pjesë e projektit Living Buna, i financuar nga Fondacioni MAVA.

http://livingbuna.org/pdf/documents/buna-river-velipoje-pl-management-plan.pdf


Aksioni granteve te vogla
PYETJE DHE E GRANTEVE VOGLA__
PM_LUMI BUNA-VELIPOJE-harte
Legal_Identification_Form

Partnerët


IUCN
PAP/RAC
Fondation Tour du Valat
GWP-Med
INCA

Additional info

Buna Delta protection

  • About
  • Strategies and Activities
  • Outputs
  • Partners
  • Stakeholders
  • News
  • Contact
Web dizajn Beograd - Studio77

Webdesign & SEO by Studio77

© Copyright 2025 Buna river preservation