Peizazhi i Mbrojtur Lumi Buna - Velipojë (PMLBV) është një zonë me peizazh të mbrojtur në verilindje të Shqipërisë, duke përfshirë estuarin e lumit Drin, lagunën e Vilunit, lumin Buna dhe estuarin e tij, dhe gjirin e Drinit i cili rrjedh përmes qytetit të Velipojës përgjatë Detit Adriatik.
Peizazhi i Mbrojtur Lumi Buna – Velipojë përbën një nga ligatinat më të rëndësishme bregdetare të vendit. I pozicionuar ndërmjet Liqenit të Shkodrës dhe Detit Adriatik, zona është përcaktuar si një peizazh i mbrojtur (IUCN kategoria V) më 2005, me një shtrirje totale prej 23,027 ha. I pozicionuar përreth deltës së Lumit Buna, Parku mbështet një shumëllojshmëri të madhe të komuniteteve ligatinore. Së bashku me depozitat e kohëve të fundit të dunave bregdetare dhe shpateve të ulëta karstike në brendësi të zonës, peizazhi përfshin një shumëllojshmëri të llojeve gjeologjike, peizazheve, habitateve dhe llojeve të bimëve dhe kafshëve. Nga perspektiva njerëzore PMLBV përfshin pjesët e tetë njësive bashkiake, për të cilat sipërfaqja totale është 49,294 ha dhe popullsia totale (2011) ishte 68,128 banorë. Jetesa në zonë, në formën e prodhimit të drithërave dhe gjedhëve, peshkimit dhe turizmit, është mjaft e varur ndaj përdorimit të burimeve natyrore të cilat gjenden brenda PMLBV.
2022-06-28
Këtë qershor ne kemi organizuar panairin e Bunës, me veprimtari të shtrira në dy ditë ku morën pjesë komuniteti i zonës, përfaqësuesit e rinisë dhe...
Lexo më shumëBy 2022, it is expected that the development threats that affect the BRVPL are significantly reduced or eliminated. It is expected that no further development in high value wetlands will occur and further degradation of habitats halted. Furthermore, it is anticipated that damaged wetlands and coastal habitats will be restored.